eTrusti iu ofron kontribuuesve në Trust qasje në llogarinë e tyre të kursimeve pensionale. Përmes eTrusti-t një kontribuues mund të:
· Shikojë bilancin e llogarisë;
· Informohet më shpesh mbi kontributet që janë paguar në emër të tij/saj;
· Përditësojë shënimet e kontaktit, si p.sh. adresën, numrin e telefonit fiks apo atij mobil;
· Përditësojë shënimet demografike si p.sh. statusin martesor, etninë, etj;
· Përzgjedhë metodën e pranimit të pasqyrës vjetore nga Trusti;
· Parashtrojë pyetje apo jep propozime për Trusti-n;
· Monitorojë aktivitetet kryesore në llogarinë e kursimeve.
Nga muaji korrik 2012 pritet që një kontribuues përmes eTrusti-t të mund t'i përditësojë edhe familjarët e trashëgimtarët e rendit të tretë, si dhe të aplikojë për tërheqjen e kursimeve pensionale.
Për të përfituar nga të gjitha këto mundësi ju duhet së pari të regjistroheni. Regjistrimi dhe shërbimi ju ofrohen plotësisht falas.